
Koha deri sa të startojë eventi.
Blockchain Tirana 2021
Blockchain Tirana 2021 është një konferencë me panel diskutimi për kriptomonedhat, teknologjinë blockchain dhe mundësitë e zhvillimit në Shqipëri. Konferenca synon të bëjë sëbashku jo vetëm entuziastë të industrisë, por edhe profesionistë, praktikues, akademikë dhe biznese të ndryshme.
Nëse jeni studies i industrisë dhe po eksploroni fusha të reja kërkimi, nëse jeni përfaqësues i një biznesi dhe dëshironi të informoheni sesi mund ta ndihmojë teknologjia Blockchain biznesin tuaj, nëse jeni investitor në kriptomonedha dhe dëshironi të informoheni rreth benefiteve/rreziqeve të investimit apo nëse jeni thjesht një entuziast i industrisë dhe dëshironi të dini më tepër rreth saj, JENI MËSE TË MIRËPRITUR TË REGJISTROHENI!
Kemi nderin të kemi të ftuar në panel:
1. Dr. Alban Gj. THIKA – drejtor i NOVARIC® dhe investitor në kriptomonedha.
2. Prof. Assoc. Dr Edlira MARTIRI – pedagoge në Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranës, e specializuar në siguri informacioni, sisteme biometrike, zhvillim sistemesh dhe programim, si edhe blockchain engineering.
3. Elio PASHAJ – inxhinier elektronik dhe i telekomunikacionit, specialist i Cybersecurity pranë Tirana International Airport.
4. Fation CEKA – Eastern Europe Region Manager te AgroNet, underwriter te ABI Bank dhe investitor në kriptomonedha.
5. Henri NDRECA – studiues i tregjeve financiare dhe entuziast i teknologjisë Blockchain.
Konferenca do të zhvillohet ditën e PREMTE, më 4 QERSHOR 2021, ora 09:00 – 13:00, te MARITIM HOTEL PLAZA TIRANA.
Pjesëmarrja kushton 1500 ALL dhe përfshin një COFFEE BREAK të shkurtër gjatë eventit.
Pas përfundimit të konferencës, studentët do të pajisen me ÇERTIFIKATË PJESËMARRJEJE.
Regjistrohu sot
Dr Alban Gj. THIKA

Dr Alban Gj. THIKA është drejtor i NOVARIC® Ltd. bazuar në Maltë, me një nga aktivitetet e tij të biznesit të fokusuar në fushën e teknologjive në zhvillim, ‘big data’, inteligjencës artificiale, tregtimit të kriptomonedhave dhe zhvillimit të teknologjisë Blockchain. Dr Alban udhëheq një ekip ndërdisiplinor, puna e të cilit përfshin:
- Analizë të avancuar të të dhënave
- Inovacion dhe transformim financiar
- Spektrin e plotë të shkencës dhe teknologjisë
- Implementimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në proceset rekrutuese/ burimet njerëzore.
- Zhvillimin e strategjive për përvetësimin e teknologjive të reja
- Cloud computing
- Teknologjinë Blockchain
Përpara themelimit të NOVARIC® si një kompani ndërkombëtare, Dr Alban ka shërbyer në role kyçe kërkimore të inteligjencës së biznesit dhe prirjeve të tregut të teknologjive në zhvilllim. Dr Alban ka marrë B.A. Hons nga Universiteti i Maltës, MBA (i Avancuar) nga Universiteti Adelaide (SA) dhe DBA (Komercializimi i Teknologjive të Reja) nga Universiteti i Australisë Jugore (SA).
Prof. Assoc. Dr Edlira MARTIRI
Prof. Assoc. Dr Edlira MARTIRI mban gradën Doktor në Sisteme Informacioni, me fokus mbrojtjen e të dhënave në Sistemet e Informacionit të Imazheve. Ajo mban edhe titullin Profesor i Asociuar pranë departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në Universitetin e Tiranës. Për një periudhë 5-vjeçare ajo ka qenë kërkuese shkencore në NTNU, Norvegji (departamenti i Sigurisë së Informacionit, IMT). Ka një eksperiencë të gjerë në fushën e IT-së në përgjithësi dhe e Sigurisë së Informacionit në veçanti, si në akademi edhe në industri. Është anëtare e disa instituteve ndërkombëtare si CCIS (Center for Cyber and Information Security), NBL (Norwegian Biometrics Laboratory) dhe që prej janarit 2014 shërben dhe si Pikë Kontakti Kombëtare (NCP) e Shoqatës Europiane të Biometrisë. Të qenit gjithmonë e interesuar ndaj teknologjive të sigurta, bëri që në fillim të vitit 2017 fusha e saj kërkimore të fokusohet në teknologjinë Blockchain dhe zhvillimin e ‘smart contracts’ të sigurta. Është anëtare e komunitetit lokal të Blockchain-it në Tiranë, ‘team builder’dhe Ethereum developer.

Elio PASHAJ

Elio PASHAJ është ekspert i sigurisë kibernetike me një eksperiencë 8-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Është themelues i ZeroByte CyberSecurity dhe gjithashtu i përfshirë në projekte të sigurisë së rrjetit në vende europiane. Bashkë-manaxhon komunitetin e Blockchain Western Balkan në Shqipëri dhe fokusi i tij përqëndrohet në fortifikimin e rrjeteve blockchain ndaj sulmeve kibernetike për t’i bërë sa më të sigurta. Entuziast i rrjetit të kriptomonedhave dhe investitor i tyre.
Fation CEKA
Fation CEKA ka një përvojë 8-vjeçare si investitor me fokus kryesor kriptomonedhat. Gjithashtu është i përfshirë në zhvillimet në DeFi, Mining dhe NFTs. Ai ka një eksperiencë 7-vjeçare në sektorin bankar. Fationi është gjithashtu sipërmarrës në sektorin e hortikulturës me prodhim, tregti dhe shpërndarje të produkteve jashtë sezonit. Gjithashtu, kontribuon në çështjet e shqiptarëve të Diasporës si pjesëtar honorar i shoqatës së shqiptarëve “Ierapetra”.

Henri NDRECA

Henri NDRECA është një analist dhe investitor privat në tregun e kriptoaseteve. Në fushën akademike ka kontribuar në punë shkencore që flasin për kriptoekonominë si një degëzim i ri i ekonomisë në epokën digjitale. Momentalisht po punon për një punë shkencore që diskuton rreth përparimeve të kriptoekonomisë dhe financës së decentralizuar, si dhe është në proces përkthimi në gjuhën shqipe të librit “The Bitcoin Standard”.
Regjistrohu sot

Skano kodin.
NOVARIC® Blockchain Axhenda